Ndërlidhjet

Bateristi i grupit AC/DC, i shpëton gjykimit për vrasje


Phil Rudd, bateristi, i grupit rock AC/DC

Phil Rudd, bateristi, i grupit rock AC/DC

Një rast komplot për vrasje, kundër bateristit të grupit të njohur rock AC / DC është rrëzuar sot, pasi që prokurorët e Zelandës së Re, nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të vazhduar me gjykimin.

Kjo ndodhi, pas vetëm 24 orëve kur policia shpalosi akuzat.

Autoritetet kanë bërë të ditur se akuzat kundër bateristi Phil Rudd se ‘është përpjekur që të shkaktojë vrasjen’, janë tërhequr.

Akuzat ndaj tij, pretendonin se Rudd është përpjekur që të punësojë një vrasës, për të vrarë dy burra në shtator.

Megjithatë, 60 vjeçari Rudd, vazhdon të akuzohet për përdorim të drogës dhe për disa kërcënime që ai ka bërë për vrasje, akuza këto që mund ta dënojnë me 7 vite burg.

XS
SM
MD
LG