Ndërlidhjet

SHBA heton një ish diplomate amerikane


Robin Raphel, ish diplomatja amerikane

Robin Raphel, ish diplomatja amerikane

Departamenti amerikan i Shtetit, ka njoftuar se një ish diplomate amerikane dhe eksperte në Pakistan, ka mundësi që t’i nënshtrohet një hetimi federal, për kundërzbulim.

FBI po heton Robin Raphel, e cila një kohë ishte ambasadore e SHBA-së në Tunizi, kurse kohët e fundit ka punuar si këshilltare e lartë për të drejtat civile në Pakistan.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se punësimi i Raphel me Departamentin e Shtetit ka përfunduar teknikisht më 2 nëntor.

Raphel është pensionuar nga shërbimi i Jashtëm i SHBA-së në vitin 2005, por është punësuar si kontraktore në vitin 2009 për të mbikëqyrur të drejtat e civilëve në Pakistan.

Gazeta ‘The Washington Post’, ka shkruar se hetimet ndaj saj, janë të zakonshme që lidhen me spiunim, edhe pse akoma nuk dihet saktësisht natyra e hetimit.

Po ashtu, nuk është sqaruar nëse hetimet ndaj saj përfshijnë periudhën sa ishte duke punuar në Pakistan.

XS
SM
MD
LG