Ndërlidhjet

Përsëri bie rubla ruse


Ilustrim
Ilustrim

Rubla ruse ka pësuar një rënie të re kundrejt dollarit dhe euros.

Sot, është njoftuar se monedha ruse ka rënë në 48 ndaj dollarit dhe 59.4 ndaj euros.

Përkundër intervenimit të rregullt të Bankës Qendrore të Rusisë, rubla ruse këtë vit, ka humbur rreth 25 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit dhe euros.

Vendimi i bankës më 5 nëntor, për të kufizuar ndërhyrjen e saj në 350 milion dollarë në ditë, ka dëmtuar edhe më shumë vlerën e monedhës ruse.

Rubla ruse është goditur, pas vendimit të Perëndimit për të sanksionuar kompanitë e naftës në Rusi, si përgjigjje ndaj përfshirjës ruse në konfliktin në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG