Ndërlidhjet

Mustafa: Shpendi nuk po bën punë tjetër, pos që po merret me akuza


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se nuk po merret me ndonjë gjë tjetër, pos me akuza ndaj qeverisjes së kaluar.

Ai ka ftuar Shpend Ahmetin, që jo 70 por 700 lëndë, ose të gjitha lëndët e punuara gjatë 6 viteve të mandatit të tij, t’i dërgoj në Prokurori, pasi siç shprehet ai ‘jam koshient për punën dhe sjelljen time dhe po ashtu kam besim të plotë në organet e drejtësisë’.

Ai ka shtuar se edhe ashtu ‘VV nuk është duke bërë ndonjë punë tjetër në Prishtinë’.

Ndër tjerash ai thotë se në lëndët konkrete në komunë kanë punuar dhe punojnë shërbyesit civil dhe njerëz me emër dhe mbiemër, të cilët në asnjë rast nuk janë ndarë mbi baza partiake.

“Ai që ka shkel ligjin dhe ai që është korruptuar le të përgjigjet për veprat e tij. Tendenca për të vënë ekuivalencë në korrupsion nuk ndihmon në ndërtimin e institucioneve stabile dhe të qëndrueshme. Nuk i ndihmon as VV-së, për t’i treguar performansat e saj në pushtet”, ka thënë Mustafa.

XS
SM
MD
LG