Ndërlidhjet

Kundërshton urdhërin e Gazpromit, rrezikon veten


Aleksandr Plyushchev
Aleksandr Plyushchev

Kryeredaktori i radios ruse ‘Ekho Moskvy’, ka dalë në mbrotje të punëtorit të tij, të cilin financuesit e radios kanë kërkuar që ta pushojë nga puna, pse ka bërë një postim në Twitter.

Postimi i tij kishte të bënte me vdekjen e djalit Sergei Ivanov, shefit të zyrës së Presidentit rus.

Kryeredaktori Aleksei Venediktov, ka rrezikuar punën e tij, duke rritur tensionet në mes radios që ai udhëheq dhe shtetit.

Gjigandi i gazit rus Gazprom, i cili kontrollohet nga shteti dhe i cili zotëron këtë radio, përmes një deklarate të enjtën, ka thënë se ka pushuar udhëheqësin e një emisioni në radio, Aleksandr Plyushchev ‘për shkelje të parimeve të etikës profesionale’.

Por, menjëherë pas këtij lajmi, kryeredaktori i tij, Venediktov ka thënë se Plyushchev do të mbetet në punë, duke shtuar se ai mund të pushohet nga puna vetëm me vendim të kryeredaktorit.

Agjensia ruse RBK, ka cituar një zyrtar të Gazpromit, Mikhail Lesin, i cili thotë se Venediktov mund të pushohet nga puna, nëse nuk i bindet urdhërave të kompanisë.

Deri te kjo ka ardhur, pasi që biri i Sergei Ivanov, i cili i ka shpëtuar ndjekjes penale në vitin 2005 pasi kishte goditur dhe vrarë një grua të moshuar, u njoftua se ka vdekur më 3 nëntor, derisa po qëndronte në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo ka bërë që punëtori i radios, Plyushchev të shkruaj në Twitter: ‘ A mendoni se vdekja e djalit të Ivanovit, i cili para disa vitësh ka vrarë një grua, tregon se Zoti ekziston?’.

Pas pak kohësh, ai ka fshirë postimin dhe ka kërkuar falje.


XS
SM
MD
LG