Ndërlidhjet

logo-print

Bashkëpunim në fushën energjetike mes Kirgizisë dhe Kazakistanit


Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev gjatë vizitës në Kazakistan

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev gjatë vizitës në Kazakistan

Presidenti i Kirgizisë Almazbek Atambaev, po qëndron në Kazakistan ku do të diskutojë për bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Atambaev do të takohet, sot, me Presidentin kazak Nursultan Nazarbaev dhe Kryeministrin Karim Masimov.

Dy presidentët do të kryesojnë seancën e katërt të Komisionit të Lartë ndërshtetëror Kazakistan-Kirgizi, që do ketë në fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Atambaev dhe Nazarbaev pritet që të diskutojnë mundësitë e zgjerimit të furnizimit me energji elektrike nga Kazakistani në Kirgizi.

Kazakistani është prodhuesi i dytë më i madh i naftës, pas Rusisë, për ish vendet sovjetike.

Kirgizia, pritet që t’i bashkohet deri në fund të këtij viti, Unionit Doganor, i cili përfshin Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Rusinë.


XS
SM
MD
LG