Ndërlidhjet

Erdogan për herë të parë si president në Turkmeni


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po qëndron në kryeqytetin në Ashgabat, në Turkmen, për një vizitë dy-ditore.

Kjo është vizita e tij e parë në këtë vend, prej se është bërë president në muajin gusht.

Para se të takohet, sot, me homologun e tij, Gurbanguly Berdymukhammedov, Erdogan u ka thënë gazetarëve se ‘marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Turkmenistanit, do të vazhdojnë të lulëzojnë’.

Ai ka thënë se bashkëpunumi mes dy vendeve do të rritet në fusha të ndryshme, si ekonomi, kulturë, turizëm dhe ndërtim.

Në anën tjetër, Berdymukhammedov ka thënë se ‘Turqia dhe Turkmenistani kanë qëndrime të njëjta për vendosjen e paqës dhe begatisë globale’


XS
SM
MD
LG