Ndërlidhjet

logo-print

Këshilli Ulema: Vrasja e çiftit të krishterë, ka dëmtuar imazhin e Pakistanit


Tahir Ashrafi, udhëheqës i Këshillit Ulema në Pakistan

Tahir Ashrafi, udhëheqës i Këshillit Ulema në Pakistan

Kreu i Këshillit Ulema të Pakistanit, ka dënuar vrasjen e një çifti të krishterë, duke kërkuar që drejtësia të luaj rolin e saj në këtë çështje.

Kryetari i Këshillit Ulema, Tahir Ashrafi, ka thënë më 6 nëntor se vrasja e çiftit në provincën Punjab, nga një turmë e myslimanëve, ka dëmtuar imazhin e ‘Islamit dhe Pakistanit”.

Çifti i krishterë është vrarë me akuzën se kanë përdhosur Kuranin.

Ai ka thënë se Islami, nuk i lejon ekzekutimet.

Ashrafi ka shtuar se përgjegjësit e këtij krimi, duhet të vihen para drejtësisë, ndërsa ka kërkuar nga Kryegjykatësi i Pakistanit që sa më parë të inicioj rastin.

Këshilli Ulema, një grup i respektuar i klerikëve mysliman, ka kërkuar nga qeveria dhe Gjykata e Përgjithshme, që të sigurojnë që ligji për blasfemi në këtë vend, të mos keqpërdoret nga njerëzit për çështje personale.

XS
SM
MD
LG