Ndërlidhjet

logo-print

John Kerry takon ministrin rus Sergei Lavrov


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sipas agjensive të lajmeve ruse, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe Sekretari amerikan, John Kerry, do të takohen më 8 nëntor në Beijing.

Takimi mes tyre do të ndodh, përpara samitit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Azisë Paqësore (APEC), që do të mbahet javën e ardhshme.

Dy liderët herën e fundit janë takuar më 14 tetor në Paris, ku kanë diskutuar për krizën në Ukrainë.

Situata në Ukrainën lindore, pritët që të jetë temë kryesore që do të caktojë agjendën e takimeve në Beijing.

Në anën tjetër, Dmitry Peskov, zëdhënës i Presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë sot se gjatë samitit të APEC, ka mundësi që ‘në një mënyrë ose tjetër’ të ketë diskutime edhe mes Presidentit rus dhe atij amerikan, Barack Obama.

XS
SM
MD
LG