Ndërlidhjet

Rusia 'respekton' votuesit në lindje të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Rusia mbështet marrëveshjen e armëpushimit mes separatistëve pro-rusë dhe qeverisë ukrainase, arritur më 5 shtator, si dhe kërkon bisedime të mëtutjeshme, në mënyrë që të ketë paqe mes tyre, ka thënë të premtën, këshilltari për Politikë të Jashtme në Kremlin, Yuri Ushakov.

Ai po ashtu ka thënë se Rusia respekton të gjithë votuesit në zgjedhjet e mbajtura nga separatistët në lindje të Ukrainës, të cilat Perëndimi i ka quajtur ilegale.

Ai thotë se për shkak kritikave perëndimore ndaj Moskës, e cila ka thënë se do t’i njeh këto zgjedhje, atëherë fjalën ‘njohje’ zyrtarët rus e kanë zëvendësuar me ‘respekt’.

XS
SM
MD
LG