Ndërlidhjet

logo-print

Sulm në Nigeri, akuzohet Boko Haram


Pamje nga sulme të ngjajshme, në Nigeri

Pamje nga sulme të ngjajshme, në Nigeri

Një bombë e vendosur në një qese të plastikës, ka shpërthyer dhe ka vrarë disa persona, në veri të Nigerisë.

Një dëshmitar që ka qëlluar në vendin e ngjarjes, ka thënë se sulmin e ka bërë grupi islamik, Boko Haram.

Tre dëshmitarë kanë thënë se sulmuesi është ofruar me bombë afër një pike të bankomatit, në vendin e quajtur Azare, i cili është përpiqur që të lëshojë një qese me eksploziv në një motoçikletë të parkuar dhe të largohet, por ishin disa vendas që e ndalën atë.

“Derisa disa qytetarë po bisedonin me të, bomba ka shpërthyer”, ka thënë një dëshmitar me emrin Lamara Ibrahim, i cili ka shtuar se në vendin e sulmit kanë qenë rreth 10 viktima, por nuk është në gjendje të tregojë numrin e saktë.

XS
SM
MD
LG