Ndërlidhjet

logo-print

Ministri i Letonisë Rinkevics, pranon se është homoseksual


Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, përmes një postimi në Twitter, pranon publikisht se është homoseksual, shkruan Reuters.

Në postimin e tij ai shkruan: “Me krenari e pranojë se jam homoseksual. Fat të mirë për të gjithë ju”.

Më pas ai ka shtuar se do të bëj fushatë për të legalizuar statusin e marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë.

Rinkevics, është zyrtari i parë i qeverisë në Letoni, që pranon se është homoseksual, në një vend si ky, ku çështja e homoseksualitetit është mjaft kritikuese.

Nga ana tjetër, prej vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, vetëm Estonia ka legalizuar jetesën mes të njëjtës gjini.

XS
SM
MD
LG