Ndërlidhjet

Ukrainë, vriten 200 separatistë pro-rusë


Ushtar ukrainas
Ushtar ukrainas

Shërbimi i shtypit i operacionit ushtarak të Ukrainës, kundër separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, ka thënë se një artileri e lëshuar nga forcat qeveritare, ka vrarë rreth 200 rebelë në afërsi të aeroportit të Donetskut, më 6 nëntor.

Qendra për shtyp të cilën Kievi e quan ‘operacion anti-terrorist’, ka njoftuar të premtën përmes faqës së saj në rrjetin social ‘Facebook’, ku thuhet se ‘militantët të cilët sulmonin forcat ukrainase, në afërsi të aeroportit të Donetskut, janë eliminuar nga forcat e operacionit anti-terrorist’.

Sipas këtij njoftimi, artileria ka vrarë rreth 200 militantë dhe ka shkatërruar katër tanke dhe pajisje tjera të tyre.

Aeroporti i cili mbahet nga forcat e qeverisë, është qendra e sulmeve më të shpeshta mes tyre dhe separatistëve pro-rusë, qysh nga 5 shtatori, kur është arritur marrëveshja për armëpushim.

XS
SM
MD
LG