Ndërlidhjet

Urdhërohet lirimi i të dënuarit për vrasjen e liderit të opozitës kazake


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Kazakistan ka urdhëruar lirimin e ish zyrtarit të lartë, i dënuar për organizimin e vrasjes së tre personave të profilit të lartë.

Gjykakta në Astana, ka njoftuar se Erzhan Otembaev, ish udhëheqës i administratës në parlamentin kazak, mund të lirohet me kusht ‘për sjellje të mirë’.

Otembaev, është dënuar në vitin 2006, me 20 vjet burg, me akuzën se ka përgatitur vrasjen e liderit të opozitës kazake Altynbek Sarsenbaiuly dhe të dy kolegevë të tij.

Por në dhjetor të vitit 2013, zyrtarë të këtij vendi kanë thënë se posedojnë dëshmi të reja, të cilat tregojnë se vrasjet mund të janë organizuar nga Rakhat Aliev, ish dhëndër i Presidentit Nursultan Nazarbaev, dhe nga ish udhëheqësi i Komitetit të Sigurisë Kombëtare, Alnur Musaev.

Në muajin shkurt, gjykimi ndaj Otembaev është ripërsëritur dhe ai është dënuar me 13 vjet burg.

Ndërsa është urdhëruar nisja e hetimeve ndaj Alievit dhe Musaevit, të cilët nga viti 2007 jetojnë në Evropë.



XS
SM
MD
LG