Ndërlidhjet

logo-print

IAEA: Irani nuk po tregon nëse po zhvillon bombë bërthamore


Drejtori Gjeneral i IAEA, Yukiya Amano

Drejtori Gjeneral i IAEA, Yukiya Amano

Një raport i Agjensisë Bërthamore të OKB-së, thotë se Irani ka dështuar të adresojë dyshimet, që mund të ketë kryer teste të eksplozivëve dhe veprimtari të tjera të cilat mund të përdoren për të zhvilluar një bombë bërthamore.

Raporti i Agjensionit Ndërkombëtar për Energji Atomike (IAEA), është publikuar të premtën në Vjenë.

Notën pozitive Irani e ka marrë, në pjesën ku thuhet se ky vend nuk e ka rritur pasurimin e uraniumit dhe nuk ka të instaluar ndonjë komponent të rëndësishëm që bën prodhimin e plutoniumit në Arak.

Dokumenti është publikuar, kohën kur Irani dhe gjashtë fuqitë botërore janë të përfshira në dialog, që kanë për qëllim t’i japin fund prodhimeve bërthamore në Tehran, ku marrëveshja mes tyre pritet të arrihet më së largu më 24 nëntor.

Gjashtë fuqitë botërore që po bisedojnë me Iranin për këtë çështje janë: Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

XS
SM
MD
LG