Ndërlidhjet

Rusia kërkon bashkëpunim me Amerikën Latine


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se bashkëpunimi i vendit të tij me Perunë mund të ndihmojë Moskën që ‘të përfshihet’ në ‘procese interesante dhe premtuese në Amerikën Latine’.

Lidhur me këtë, Putin ka folur në një takim me Presidentin peruan, Ollanta Humala, vizitë kjo e parë e bërë në Rusi, nga një udhëheqës i Perusë.

Humala, ka thënë se 10 marrëveshje bilaterale mund të nënshkruhen gjatë kësaj vizite.

Sipas një njoftimi nga Kremlini, thuhet se presidentët do të diskutojnë çështjet që lidhen me energjinë, përfshirë edhe mundësinë e ndërtimit të një centrali bërthamor në Peru.

Putin, pati kërkuar që të forcojë lidhjet ruse me vendet e Amerikës Latine, menjëherë pas marrjes së mandatit të tij të tretë.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se do të shikojë burime ushqimore në rajon, pasi që është sanksionuar nga SHBA dhe BE, për shkak përfshirjës së saj në luftën në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG