Ndërlidhjet

Hoxhaj: Berlini mbështetës i heqjes së vizave për Kosovën


Enver Hoxhaj, ministri i Jashtëm në largim i Kosovës.

Enver Hoxhaj, ministri i Jashtëm në largim i Kosovës.

Ministri i Jashtëm në largim, Enver Hoxhaj, në ditën e tretë të qëndrimit në Gjermani ka zhvilluar takime të ndryshme me përfaqësues të parlamentit të Bundestagut gjerman, bën të ditur Ministrija e Jashtme e Kosovës, përmes një deklarate për media.

Kjo ministri thotë se ministri Hoxhaj, në takimet e tij i ka informuar zyrtarët gjerman, për zhvillimet dhe progresin në Kosovë dhe nevojën që vendi ta nënshkruaj MSA-në dhe që kosovarët të lëvizin lirshëm pa viza, për të cilat tema thuhet se ai ka marrë mbështetjen gjermane.

“Sot kam takuar shumë deputetë të Bundestagut gjerman dhe me ta kemi biseduar për tre çështje të rëndësishme. Së pari që të kemi një bashkëpunim shumë më të ngushtë bilateral në mes të Gjermanisë dhe Kosovës. Së dyti që ta kemi një mbështetje të fuqishme nga Berlini sa i takon procesit të liberalizimit të vizave. Dhe së fundi që Republika e Kosovës në një të ardhme shumë të afërt të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Padyshim që Gjermania mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm në Evropë për Kosovën”, ka thënë ministri në largim, Hoxhaj.

XS
SM
MD
LG