Ndërlidhjet

Bie papunësia në SHBA


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë hapur 214,000 vende pune në tetor, ndërsa norma e papunësisë ka rënë në 5.8 për qind, ka bërë të ditur Departamenti i Punës.

Numri i vendeve të reja të punës është pak nën parashikimet e Qeverisë, e cila ka paraparë 230,000 të tilla, por, megjithatë, tregon përmirësim të tregut të punës.

Muajin e kaluar, Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka përfunduar programin e saj stimulus, i cili ka pasur qëllim të rrisë shpenzimet dhe investimet, duke blerë bono dhe, në këtë mënyrë, duke mbajtur normat afatagjate të interesit të ulëta.

XS
SM
MD
LG