Ndërlidhjet

Kostantin Xhuvani del para gjykatës


Tiranë - foto arkivi
Tiranë - foto arkivi

Në Shqipëri, Kostantin Xhuvani, autori i dyshuar i katër vrasjeve të ndodhura tre ditë më parë në një lokal në Tiranë, është paraqitur sot në gjykatë, ku i është konfirmuar masa e sigurisë arrest me burg.

Seanca e sotme ishte vetëm një formalitet, raporton Zëri i Amerikës.

Në sallën e gjyqit nuk ka qenë asnjë i afërm i Xhuvanit dhe as avokati i zgjedhur prej tij, i cili ka detyruar gjykatën që t’i caktojë atij një tjetër avokat mbrojtës.

Kostantin Xhuvani, 25 vjeç, akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave” dhe “armëmbajtje pa leje”.

XS
SM
MD
LG