Ndërlidhjet

logo-print

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mungesë të ekspertëve shëndetësorë në lëmi të ndryshme. Marrëveshjet mes qendrave klinike botërore, për të sjellë ekspertë shëndetësorë të huaj në Kosovë, ka bërë që përvojat që shkëmbehen ,të përfitojnë si pacientët po ashtu edhe mjekët.

Sami Salihu, Drejtor i Klinikës Maksillo-faciale, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se klinika në fjalë është ajo që ka përfituar shumë nga shkëmbimi i përvojave me ekspertë të huaj shëndetësorë.

"Ardhja e një eksperti të huaj këtu, jep përvoja shumë të mira për dhe mund të mësojmë nga ta përmes trajtimit të rasteve më specifike dhe më të vështira se që i bëjmë ne zakonisht".

"Tek ne vijnë ekspertë nga SHBA-të, Milano, Kroacia dhe pothuajse vijnë çdo vit për t'i trajtuar rastet më specifike. Kanë ardhur kolegë edhe nga Gjermania, dhe ekspertë të rajonit".

"Në klinikën maksillofaciale janë gjithsej 10 mjekë dhe 15 specializant, dhe sigurisht që stafi ka pëfituar shumë, pasi që është e pamundur t'i dërgojmë gjithë këta në një qendër të huaj, sepse është kosto shumë e madhe financiare", ka shtuar Salihu.

Ai gjithashtu ka shtuar se ekzistojnë vështirësi që ata përballen si profesionistë shëndetësorë.

"Tek ne mungojnë mjetet materiale dhe instrumentet edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme që ne i bëjmë drejtorisë së QKUK së. Normalisht ne ngecim për shkak të aparaturave teknike, që sot ato janë të pazëvendësueshme , pasi që ne gjatë operacioneve matjet i bëjmë me sy edhe pse kemi të bëjmë me operacione të fytyrës dhe qafës", është shprehur Salihu.

Ndërkaq Shpend Fazliu, zyrtar për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se ka mungesë të ekspertëve shëndetësorë dhe si rrjedhojë janë bërë marrëveshje mes ekspertëve të huaj, që operacione të caktuara të kryhen brenda QKUK-së nga ekspertë të huaj.

"Ka pasur bashkëpunim edhe në fushën e kardiologjisë me ekspertë nga Turqia, falë marrëveshjes që ka pasur Ministria e Shëndetësisë, me qendrat e njohura që kryejnë intervenime kardiologjike. Bashkëpunime ka pasur edhe në fushën e gjinekologjisë , pediatrisë, neonatologjisë por edhe në fusha të tjera", është shprehur Fazliu.

Ndërkaq, Sami Salihu ka theksuar dallimet të cilat janë në mes të operacioneve që kryhen në Kosovë dhe jasht vendit.

"Stafi ynë dhe pacientët kanë përfituar shumë nga profesionistë të huaj. Kjo për shkak se ata janë profesionistë të lëmisë më të ngushtë në kirurgjinë maksiollofaciale. Jashtë vendit kolegët në qendra të mëdha mjekësore janë të profilizuar për një tip specifik të operacioneve , jo sikur ne që nuk jemi të ndarë", ka thënë ai.

Shpend Fazliu ka shtuar se bashkëpunimet me kardiokirurg të ndryshëm, kanë qenë më të shpeshta për shkak se ka deficit të kardiokirurgëve brenda QKUK-së .

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG