Ndërlidhjet

logo-print

“S’ka bashkëpunim ushtarak” midis SHBA-së dhe Iranit


Këshilltarja për siguri kombëtare e Shteteve të Bashkuara, Susan Rice.

Këshilltarja për siguri kombëtare e Shteteve të Bashkuara, Susan Rice.

Këshilltarja për siguri kombëtare e Shteteve të Bashkuara, Susan Rice, ka thënë se Uashingtoni, “në asnjë mënyrë”, nuk bashkëpunon me Iranin, në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Duke folur në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Rice po ashtu ka thënë se nuk ka asnjë lidhje midis përpjekjeve të SHBA-së për t’i dhënë fund programit të kontestueshëm bërthamor të Iranit dhe fushatës kundër luftëtarëve të IS-it.

Komentet vijnë pasi gazeta “The Wall Street Journal” ka raportuar se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka shkruar fshehurazi liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Sipas gazetës, Obama ka thënë se çdo bashkëpunim lidhet me marrëveshjen eventuale për programin bërthamor të Iranit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, nuk e ka komentuar raportin, duke thënë se politika e SHBA-së ndaj Iranit nuk ka ndryshuar.

XS
SM
MD
LG