Ndërlidhjet

Obama zgjedh prokuroren e re të përgjithshme


Loretta Lynch
Loretta Lynch

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka zgjedhur prokuroren federale të Nju Jorkut, Loretta Lynch, për të zëvendësuar Eric Holderin në postin e prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së.

Nëse konfirmohet nga Senati, Lynch do të jetë afrikano-amerikania e parë që kryeson Departamentin amerikan të Drejtësisë.

Holder, i cili ka dhënë dorëheqje gjashtë javë më parë, ka qenë afrikano-amerikani i parë që ka shërbyer si prokuror i përgjithshëm.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se zonja Lynch do të emërohet zyrtarisht sot.

Emërimi i saj vjen pasi Republikanët kanë fitur shumicën në Senat, në zgjedhjet e 4 nëntorit.

XS
SM
MD
LG