Ndërlidhjet

Kerry: Irani s’lidhet me asnjë çështje tjetër


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se nuk ka asnjë lidhje midis përpjekjeve ndërkombëtare për të frenuar aktivitetet bërthamore të Iranit dhe çështjeve të tjera në Lindjen e Mesme.

“Nuk ka asnjë lidhje midis bisedimeve bërthamore dhe çështjeve të tjera dhe këtë dua ta bëj të qartë. Negociatat bërthamore janë më vete. Ato janë të ndara nga çdo gjë tjetër”, ka thënë Kerry në Pekin.

Komentet e tij vijnë pasi gazeta “Wall Street Journal” ka raportuar se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka shkruar fshehurazi liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Sipas gazetës, Obama ka thënë se çdo bashkëpunim lidhet me marrëveshjen eventuale për programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG