Ndërlidhjet

Putin pranon takimin me kryeministrin australian


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se do të ketë një bisedë serioze me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në lidhje me rrëzimin e një aeroplani malajzian në lindje të Ukrainës.

Kremlini ka konfirmuar se Putini është pajtuar që të takojë Abbottin.

Takimi do të zhvillohet më 11 nëntor, në samitin e vendeve të Azi-Paqësorit në Pekin.

Këshilltari për politikë të jashtme i Putinit, Yury Ushakov, ka thënë se biseda do të jetë e shkurtër.

Fluturimi MH17 është rrëzuar nga një raketë, më 17 korrik, e cila është hedhur nga një territor i Ukrainës që kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Të 298 njerëzit në bord, në mesin e tyre shtetas australianë, kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG