Ndërlidhjet

logo-print

OKB sanksionon ish-presidentin e Jemenit


Ali Abdullah Saleh

Ali Abdullah Saleh

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione kundër ish-presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, dhe dy komandantëve aleatë rebelë, për kërcënim të paqes në vend.

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara për t’i ndaluar vizat dhe për t’i ngrirë asetet liderit të përmbysur dhe komandantëve të milicisë shiite, Abd al-Khaliq al Huthi dhe Abdullah Yahya al-Hakim, ka hyrë në fuqi sot.

Pasi Saleh është detyruar të largohet nga pushteti në shkurt të vitit 2012, Uashingtoni thotë se ai ka përdorur operativët e Al Kaidës për të kryer vrasje dhe sulme, në përpjekje për të dobësuar pasardhësin e tij, presidentin Abd Rabbuh Mansur Hadi.

XS
SM
MD
LG