Ndërlidhjet

Ban Prishtinës: Zgjidhni krizën!


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për ngërçin politik në Kosovë dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje.

“Jam veçanërisht i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur politike në Prishtinë dhe për pasojat e mundshme negative në përparimin e bërë deri më tani për forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë”, ka thënë Ban në raportin që do të diskutojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 13 nëntor.

Ban po ashtu u ka bërë thirrje zyrtarëve në Prishtinë që të vazhdojnë dialogun me Beogradin.

“Brezi i tanishëm i liderëve duhet të vazhdojë procesin historik të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, të pajtohet me të kaluarën, të shfrytëzojë mundësitë që ofron Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe të vazhdojë reformat strukturore”, ka thënë Ban, transmeton B92.

XS
SM
MD
LG