Ndërlidhjet

logo-print

Në Filipine përkujtohet tajfuni Haiyan


Filipine, 10 nëntor 2013.

Filipine, 10 nëntor 2013.

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një shëtitje përkujtimore me rastin e përvjetorit të parë të tajfunit Haiyan, i cili ka shkatërruar pjesët qendrore të Filipineve.

Turmat kanë marshuar në qytetin Tacloban, ndërsa këmbanat kanë rënë në kohën e saktë kur ka goditur stuhia.

Ka pasur po ashtu protesta antiqeveritare kundër, siç është thënë, ritmit të ngadaltë të rindërtimit.

Mbi 7,000 njerëz kanë humbur jetën në fatkeqësinë e 8 nëntorit, 2013, ndërsa mbi 4 milionë të tjerë janë zhvendosur – shumë prej të cilëve vazhdojnë të jetojnë në strehimore të përkohshme.

XS
SM
MD
LG