Ndërlidhjet

Blinken nominohet zv/sekretar amerikan i shtetit


Tony Blinken

Tony Blinken

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nominuar zëvendëskëshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, Tony Blinken, për zëvendëssekretar të shtetit.

Blinken duhet të konfirmohet nga Senati.

Ai ka punuar si këshilltar i nënpresidentit Joe Biden dhe ka qenë i përfshirë në çështjet e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë qysh në vitin 2009.

Blinken ka ndihmuar në formimin e politikave amerikane për Afganistanin, Pakistanin dhe programin bërthamor të Iranit.

Ai ka punuar në Shtëpinë e Bardhë edhe gjatë presidencës së Bill Clintonit.

XS
SM
MD
LG