Ndërlidhjet

SHBA ndjek konferencën bërthamore në Vjenë


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në një konferencë ndërkombëtare mbi ndikimin e armëve bërthamore, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Vjenë.

Deparatamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se delegacioni i SHBA-së do të ndjekë Konferencën për Ndikimin Humanitar të Armëve Bërthamore, më 8 dhe 9 dhjetor.

SHBA-ja është e para prej pesë fuqive të njohura bërthamore që njofton se do të ndjekë konferencën.

Qëllimi i takimit është të rritet vetëdija për pasojat e armëve bërthamore dhe të promovohet eliminimi i tyre.

Asnjëra prej pesë fuqive zyrtare bërthamore – SHBA-ja, Britania, Franca, Kina dhe Rusia – nuk i kanë ndjekur dy konferencat e para.

Besohet se janë nëntë vende në botë që posedojnë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG