Ndërlidhjet

Kolona të mëdha ushtarake në lindje të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Mbi 80 automjete ushtarake, të pashënuara, janë parë të lëvizin nëpër pjesët lindore të Ukrainës, që kontrollohen nga separatistët pro-rusë, raporton Associated Press.

Korrespondentët e kësaj agjencie të lajmeve kanë bërë fotografi dhe video të tri kolonave të makinave të armatosura dhe të pajisjeve të tjera ushtarake: një pranë qytetit Donjeck dhe dy pranë Snizhnes.

AP thotë se disa kamionë kanë bartur trupa.

Zyrtarë të ushtrisë ukrainase kanë raportuar këtë javë se forcat separatiste kanë pranuar sasi të madhe armësh dhe trupa nga Rusia.

Rusia ka mohuar pretendimet e tilla.

Të shtunën, Ukraina ka thënë se tre ushtarë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në 24 orët e fundit.

XS
SM
MD
LG