Ndërlidhjet

logo-print

Lynch nominohet për prokurore të përgjithshme të SHBA-së


Loretta Lynch

Loretta Lynch

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka emëruar zyrtarisht prokuroren federale të Nju Jorkut, Loretta Lynch, për prokurore të përgjithshme të SHBA-së.

Duke folur në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka lavdëruar angazhimin e saj për drejtësi të barabartë.

Ai ka thënë se është vështirë të gjendet një njeri më i kualifikuar se zonja Lynch për të kryer punën e prokurorit të përgjithshëm.

Nëse konfirmohet nga Senati, Lynch, 55 vjeçe, do të jetë gruaja e parë afrikano-amerikane që do të shërbejë si prokurore e përgjithshme e SHBA-së.

Paraardhësi i saj, Eric Holder, i cili ka dhënë dorëheqje gjashtë javë më parë, ka qenë po ashtu afrikano-amerikani i parë në krye të drejtësisë amerikane.

XS
SM
MD
LG