Ndërlidhjet

25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit


Berlin, 1989
Berlin, 1989

Gjermania shënon sot 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Mbi një milion njerëz pritet të marrin pjesë në festime, përfshirë një koncert dhe fishekzjarre.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se një dëshirë e zjarrtë dhe e papërmbajtshme për lirinë, ka shembur Murin.

“Njëzetepesë vjet më parë, në ditët para 9 nëntorit, 1989, në dritën e lëvizjeve protestuese, disa njerëz mund të kenë menduar se është e pamundur që Muri të bie. Se ka qenë vetëm çështje orësh, askush nuk e ka menduar”, ka thënë Merkel.

Ajo po ashtu ka thënë se Gjermania do të jetë gjithmonë mirënjohëse për guximin e gjermanëve lindorë, të cilët kanë protestuar kundër diktaturës komuniste.

Muri i Berlinit është ndërtuar në vitin 1961 për të ndaluar gjermanët lindorë që të ikin në Perëndim.

Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se tensionet lindje-perëndim, për shkak të krizës në Ukrainë, kujtojnë kohën para rënies së Murit të Berlinit.

Ai ka paralajmëruar se bota është në prag të një Lufte të re të Ftohtë.

XS
SM
MD
LG