Ndërlidhjet

OSBE: Kolona ushtarake në lindje të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë se është “shumë e shqetësuar”, pasi monitoruesit e saj kanë parë kolona ushtarake duke lëvizur në pjesën lindore të Ukrainës, e cila kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Raporti i OSBE-së vjen pak ditë pasi ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për dërgimin e tankeve dhe trupave në lindje, për të mbështetur rebelët që luftojnë forcat qeveritare.

Rusia mohon ndihmën për separatistët.

OSBE-ja ka thënë se mbi 40 kamionë dhe tanke janë parë duke lëvizuar pranë qyteteve Donjeck dhe Makivka.

Sipas këtij misioni, kamionët kanë qenë pa shenja dalluese dhe kanë bartur personel me uniforma të gjelbra të errëta.

XS
SM
MD
LG