Ndërlidhjet

Katalonja mban referendumin për pavarësi


Ilustrim

Ilustrim

Rajoni i Katalonjës në Spanjë mban sot referendumin jozyrtar për pavarësi, me gjithë kundërshtimet e Madridit.

Organizatat pro-pavarësisë kanë bërë fushatë intensive për pjesëmarrje sa më të lartë.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka thënë se votimi nuk do të ketë asnjë efekt.

Sondazhet e opinionit tregojnë se 80 për qind e katalonasve duan më shumë autonomi nga Spanja, ndërsa 50 për qind favorizojnë pavarësinë e plotë.

Katalonja përbën një të pestën e prodhimit ekonomik të Spanjës dhe ka kulturë dhe gjuhë të dallueshme.

Atje jetojnë 7.5 milionë banorë.

XS
SM
MD
LG