Ndërlidhjet

Dy amerikanët e liruar nga Koreja V. arrijnë në SHBA


Kenneth Bae

Kenneth Bae

Dy amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut kanë arritur në Shtetet e Bashkuara.

Kenneth Bae dhe Matthew Todd kanë ateruar në një bazë ushtarake në Uashington.

Zyrtarët amerikanë thënë se ata janë kthyer me drejtorin e inteligjencës kombëtare të SHBA-së, James Clapper.

Clapper është zyrtari më i lartë amerikan që ka vizituar Phenjanin në më shumë se një dekadë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mirëpritur lajmin për lirimin e dy amerikanëve dhe ka lavdëruar Clapperin për punën që ka bërë.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë detaje për rrethanat e lirimit të dy shtetasve të tyre.

XS
SM
MD
LG