Ndërlidhjet

Sulmohet selia e policisë në Kabul


Afganistan

Afganistan

Një shpërthim ka ndodhur sot pranë selisë së policisë afgane në Kabul.

Shefi i policisë atje, gjenerali Mohammad Zahir Zahir, ka thënë se së paku një oficer është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka thënë se zona ka qenë e populluar në kohën kur ka ngjarë sulmi.

Shpërthimi ka ndodhur rreth dy orë pasi një tjetër shpërthim është raportuar në qytet, por pa shkaktuar viktima në njerëz.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për të dyja sulmet.

XS
SM
MD
LG