Ndërlidhjet

Nisin bisedimet bërthamore për Iranin


Ilustrim
Ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, këshilltarja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, janë takuar në Oman, për të biseduar rreth programit bërthamor të Republikës Islamike.

Në prag të bisedimeve joformale, kryenegociatori i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se vendi i tij është i etur për të arritur marrëveshje dhe ka shfaqur besimin se ajo mund të nënshkruhet para afatit të 24 nëntorit.

Fuqitë perëndimore duan që Irani të frenojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore dhe nuk synon krijimin e armës atomike.

Rrethi final i negociatave do të mbahet në Vjenë, më 18 nëntor.

XS
SM
MD
LG