Ndërlidhjet

Thaçi: Për Kosovën vazhdon të ketë ‘mur’ të Shengenit


Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rënia e Murit të Berlinit ka shënuar tatëpjetën e totalitarizmit komunist, i ka dhënë fund Luftës së Ftohtë dhe ka nisur përhapjen dhe konsolidimin e lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Thaçi, megjithatë, ka thënë se për qytetarët e Kosovës, vazhdon të ketë “mbeturina të padukshme të atij muri”.

“Bëhet fjalë për 'murin' e Shengenit që ne presim ta eliminojmë sa më shpejt, nëpërmjet procesit të liberalizimit të vizave”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai i ka bërë këto komente në 25-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.

XS
SM
MD
LG