Ndërlidhjet

Qeveria siriane sulmon caqet e IS-it


Siri

Siri

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se forcat qeveritare të Sirisë kanë kryer sulme ajrore në një qytet, që kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Raportohet se helikopterët qeveritarë kanë hedhur shtatë bomba fuçi në qytetin Al-Bab, duke vrarë së paku 21 persona dhe duke plagosur rreth 100 të tjerë.

Sulmet e Qeverisë siriane kundër caqeve të Shtetit Islamik janë të rralla.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pa pëlqimin e Qeverisë në Damask, është duke kryer sulme ajrore kundër militantëve xhihadistë në veri të Sirisë, sidomos përreth qytetit të rrethuar të Kobanit.

XS
SM
MD
LG