Ndërlidhjet

Putin: Rusia dhe Kina garantojnë paqe


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lavdëruar marrëdhëniet Rusi-Kinë, në kohën kur lidhjet e vendit të tij me Perëndimin janë prishur keq, për shkak të krizës në Ukrainë.

Duke takuar në Pekin presidentin e Kinës, Xi Jinping, për të dhjetën herë në më pak se dy vjet, Putin ka thënë se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës “është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e paqes, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, dhe për ta bërë botën më të qëndrueshme”.

Xi, në anën tjetër, ka thënë se Pekini e ka kultivuar me kujdes pemën e marrëdhënieve Rusi-Kinë dhe se tani është koha për të mbledhur frutat.

Putin do të qëndrojë në Pekin për një samit të vendeve të Azi-Paqësorit, i cili do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor.

XS
SM
MD
LG