Ndërlidhjet

Protesta në Meksikë pas vrasjes së studentëve


Fotografitë e studentëve të vrarë.
Fotografitë e studentëve të vrarë.

Qindra protestues në shtetin Guerrero të Meksikës kanë sulmuar ndërtesat qeveritare dhe kanë djegur makina.

Ata akuzojnë qeverinë për përfshirje në vrasjen e 43 studentëve në qytetin Iguala, në muajin shtator.

Protesta vjen dy ditë pasi prokurori i përgjithshëm i Meksikës ka thënë se pjesëtarë të një bande kanë pranuar se kanë vrarë studentët.

Ai ka thënë se studentët janë vrarë nga kriminelë, që kanë vepruar me urdhëra të policisë.

Studentët janë zhdukur qysh më 27 shtator.

Mbi 70 persona janë arrestuar në lidhje me zhdukjen, përfshirë kryetarin e Igualas, Jose Luis Abarca, dhe bashkëshorten e tij, Maria de los Angeles Pineda.

XS
SM
MD
LG