Ndërlidhjet

Forcat irakiane avancojnë në qytetin Baiji


Baiji

Baiji

Forcat e Qeverisë së Irakut kanë marrë kontrollin e shumë zonave në qytetin Baiji, nga militantët e Shtetit Islamik.

Në Baiji ndodhet rafineria më e madhe e naftës në Irak.

Burimet zyrtare thonë se ushtria kontrollon rreth 50 për qind të qytetit, i cili ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Bagdadit.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e Baijit në muajin qershor, por nuk kanë kapur rafinerinë.

Grupi xhihadist kontrollon tashmë pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

XS
SM
MD
LG