Ndërlidhjet

Ebola: Afrika ngre fond prej miliona dollarësh


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Afrikan, Banka Afrikane për Zhvillim dhe liderë të bizneseve rajonale kanë ngritur një fond të krizës, për të ndihmuar vendet e goditura nga shpërthimi i Ebolës.

Bashkimi Afrikan ka thënë se liderët e bizneseve në Afrikë, të mbledhur në Adis Ababa, kanë ofruar mbi 28 milionë dollarë ndihma.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 13,268 njerëz janë infektuar me Ebola në tetë shtete, ndërsa 4,960 nga ta kanë vdekur.

“Ndërsa përgjigjja globale ndaj krizës aktuale është rritur në javët e fundit, ka ende nevojë për kompetenca shtesë për t’u kujdesur për të infektuarit, për të forcuar sistemet lokale shëndetësore dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes”, ka thënë përmes një deklarate Bashkimi Afrikan.

XS
SM
MD
LG