Ndërlidhjet

Papa Françesku: Na duhen ura, jo mure


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku ka vlerësuar lart rolin e Papa Gjon Palit II në rënien e Murit të Berlinit dhe u ka bërë thirrje njerëzve që “të ndërtojnë ura, duke hapur zemrat”.

Françesku ka shënuar të dielën 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit duke u bërë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, që të thyejnë barrierat që ndajnë botën.

“Ku ka mure, ka mbyllje të zemrës. Neve na duhen ura, jo mure”, ka thënë Papa Françesku.

Duke përshëndetur njerëzit në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa ka kujtuar të gjithë ata që kanë punuar për shembjen e Murit të Berlinit, përfshirë edhe ata që kanë paguar me jetë.

Françesku është lutur që njerëzit e pafajshëm kurrë më mos të persekutohen ose vriten, për shkak të besimeve apo feve të tyre.

XS
SM
MD
LG