Ndërlidhjet

SHBA-BE, të shqetësuar me zgjerimin e rebelëve në Ukrainën lindore


Shtëpia e Bardhë në Uashington
Shtëpia e Bardhë në Uashington

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me njoftimet, se karvanë të mëdha të mbushur me trupa e armë, po lëvizin nëpër territorin e kontrolluar nga rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, kanë thënë se, ‘çdo përpjekje e rebelëve për t’u zgjeruar më shumë nëpër territorin e Ukrainës, përbën shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, arritur më 5 shtator’.

Bernadette Meehan, zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ka kërkuar nga Rusia që të ndërpresë furnizimin e rebelëve me armë, si dhe të tërheq trupat e saj nga Ukraina lindore.

Një kërkesë të tillë e ka parashtruar edhe Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Më 8 nëntor, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka lajmëruar se kanë vërejtur një kolonë të blinduar të trupave pa simbole, në territorin e rebelëve në Ukrainën lindore.

Ukraina ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se trupat vijnë nga Rusia.

Por, Moska zyrtare vazhdon të mohoj përfshirjen e saj në konfliktin në Ukrainë, prej të cilit kanë vdekur më shumë se 4,000 persona, nga muaji prill.

XS
SM
MD
LG