Ndërlidhjet

logo-print

Dyshime për plagosjen e liderit të IS


Lideri i IS, Abu Bakr al-Baghdadi

Lideri i IS, Abu Bakr al-Baghdadi

Disa raportime në gazeta ndërkombëtare, thonë se lideri i Shtetit Islamik IS, Abu Bakr al-Baghdad, është plagosur.

Associated Press, më 9 nëntor, ka cituar dy zyrtarë irakian dhe televizionin e këtij vendi, të cilët thonë se, Abu Bakr al-Baghdadi, është plagosur nga sulmet ajrore në provincën Anbar, në perëndim të Irakut.

AP po ashtu ka cituar një zyrtar të Inteligjencës, i cili thotë se sulmet kanë ndodhur në mëngjes më 8 nëntor në qytetin Qaim.

Nga ana tjetër, Pentagoni ka thënë se nuk e një informatë të tillë.

Në ndërkohë, Reuters shkruan se forcat e Irakut, më 9 nëntor, kanë arritur në veri të qytetit Baiji, duke arritur që të ndërpresin zgjerimin e militantëve të IS, në atë pjesë.

XS
SM
MD
LG