Ndërlidhjet

Vazhdon takimi për programin bërthamor të Iranit


Takimi me zyrtarët iranian. Nga majtas, ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, e deleguara e BE-së Catherine Ashton, përfaqësues për marrëdhënie me Jashtë në Iran Yussef bin Alawi dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry
Takimi me zyrtarët iranian. Nga majtas, ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, e deleguara e BE-së Catherine Ashton, përfaqësues për marrëdhënie me Jashtë në Iran Yussef bin Alawi dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Bashkimit Evropian, do të vazhdojnë sot më 10 nëntor takimin e tyre, për të diskutuar rreth programit nuklear të Tehranit.

Ndërkohë, asnjë detaj nuk është treguar lidhur me ditën e parë të takimit mes tyre, më 9 nëntor.

Në këtë takim po marrin pjesë ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, Sekretarri amerikan i Shtetit John Kerry dhe e dërguara e BE-së, Catherine Ashton.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se ‘një hendek i madh’ vazhdon të mbetet në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, për të arritur një marrëveshe.

Marrëveshja, për të cilën afati i fundit ishte caktuar të jetë 24 nëntori, sipas Obamës, mund të mos ndodh.

Gjashtë fuqitë botërore, Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, po kërkojnë një marrëveshje përmes të cilës ndërpritet zhvillimi i mëtejmë i programeve bërthamore nga ana e Iranit.

Para pak ditësh, një raport i Agjensisë Bërthamore të OKB-së, ka thënë se Irani ka dështuar të adresojë dyshimet, që mund të ketë kryer teste të eksplozivëve dhe veprimtari të tjera të cilat mund të përdoren për të zhvilluar një bombë bërthamore.

XS
SM
MD
LG