Ndërlidhjet

Sulme vetëvrasëse në Afganistan, vriten 10 policë e një civil


Pamje nga shpërthimi i bombës, sot në Afganistan.
Pamje nga shpërthimi i bombës, sot në Afganistan.

Zyrtarë në Afganistan kanë njoftuar se dy sulme vetëvrasëse me bombë kanë vrarë sot, më së paku 10 policë dhe një civil.

Sulmi i parë ka ndodhur, kur një person ka hedhur veten në ajër, parpara njësisë policore në provincën Logar, duke vrarë 7 policë dhe një civil.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, në mesin e të vrarëve është edhe komandanti i policisë lokale.

Ndërsa tre policë të tjerë janë vrarë nga një sulm i ngjajshëm në provincën Nangarhar.

Të njëjtën ditë, sot, ka shpërthyer edhe një tjetër bombë afër Universitetit në Kabul, prej të cilit janë plagosur tre persona.



XS
SM
MD
LG