Ndërlidhjet

logo-print

1.6 milion katalonas votuan pro ndarjes nga Spanja


Katalonasit duke votuar për t'u ndarë nga Spanja

Katalonasit duke votuar për t'u ndarë nga Spanja

Rreth 1.6 million banorë të Katalonisë, kanë votuar për t’u ndarë nga Spanja.

Një gjë të tillë e kanë bërë përmes një referendumi simbolik, ku mbështetësit e saj, kanë shpresuar se do të ecin përpara me këtë qëllim.

Pavarësisht kundërshtimit të Madridit, referendumi është mbajtur më 9 nëntor, në rajonin e Katalonisë, në verilindje të vendit.

Në votime kanë marrë pjesë 2 milion banorë, prej të cilëve rreth 1.6 milion katalonas i kanë thënë ‘po’ pavarësisë nga Spanja.

Pjesëmarrja në këtë votim, është konsideruar shumë e ulët, pas parasysh se të drejtë vote kanë pasur 5.4 milion banorë.

Por, pavarësisht kësaj, udhëheqësi i rajonit Artur Mas, këtë votim e ka konsideruar fitore.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajof, e ka kundërshtuar referendumin, duke e dërguar rastin edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila mori vendim që të pezullojë këtë organizim.

Por, as vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk i ka ndalur katalonasit që të mbajnë referendumin.

XS
SM
MD
LG