Ndërlidhjet

Largohet kryeredaktori i të përditshmes ruse ‘Kommersant’


Mikhail Mikhailin, kryeredaktor i të përditshmes ruse, "Kommersant"
Mikhail Mikhailin, kryeredaktor i të përditshmes ruse, "Kommersant"

Kryeredaktori i të përditshmes së njohur ruse, ‘Kommersant’, pas katër vjetësh në krye të saj, ka hequr dorë nga ky post.

Mikhail Mikhailin, gazetar veteran dhe redaktor, i cili për ‘Kommersant’, ka kontribuar nga viti 1992, ka thënë se po largohet sepse i duhet ‘pushim’.

Pavel Filenkov, drejtori gjeneral i gazetës, ka thënë se vendimi për largimin e Mikhailin, është ‘vendim i përbashkët’.

Ndryshe, largimi i Mikhailin-it, vjen pasi që kompania shtetërore energjetike ‘Rosneft’, ka kërcënuar gazetën ‘Kommersant’, me padi.

Kjo për shkak se gazeta ka publikuar një artikull ku thotë se pronarët e ‘Rosneft’, kanë kërkuar nga Presidenti Vladimir Putin, që edhe Rusia të vendos sanksione ndaj Perëndimit.

XS
SM
MD
LG